Policët hasën në rezistencë gjatë bastisjes, detaje nga plagosja e 66 vjeçarit në Prishtinë

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës mëngjesin e së dielës ka kryer një bastisje në Lagjen “Kodra e Trimave” të Prishtinës. Gjatë aksionit i dyshuari B.B. ka mbetur i plagosur, meqë i njëjti u kishte drejtuar armën zyrtarëve policorë.

U vunë në krye të detyrës qysh në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Kjo pas një telefonate që pjesëtarët e Policisë së Kosovës kishin pranuar të shtunën pas mesnate.

Një qytetar nga lagjja Kodra e Trimave në Prishtinë, kishte raportuar se një fqinj i tij, kishte shtënë disa herë me armë zjarri.

Andaj edhe ekipet policore nisën aksionin e tyre.

Megjithatë, ata hasën në një rezistencë të papritur.

I dyshuari B.B plagën e mori nga Policia, për shkak se i njëjti u kishte drejtuar armën zyrtarëve policor.

“Me të arritur në lokacion-shtëpinë e banimit të personit të dyshuar policia ka hasur në personin e dyshuar, i cili papritmas ka drejtuar armën në drejtim të zyrtareve policor duke ua rrezikuar jetën e tyre. Falë shkathtësive dhe veprimeve të shpejta të zyrtarit policor i njëjti në vetëmbrojtje ka përdorur armën ndaj personit të dyshuar me qellim të neutralizimit të rrezikut për jetën e tij dhe kolegeve të tjerë”.

Megjithatë, bastisjet në shtëpinë e të dyshuarit vazhduan edhe për rreth dy orë e gjysmë.

Aty u konfiskua një arsenal armësh. Për t’u bllokuar pastaj tërësisht rruga rruga “Abaz Shehu”. 66 vjeçari u dërgua për trajtim të plagës në Qendrën Emergjente.

Mjekja kujdestare, Dafina Basholli tregoi për gjendjen shëndetësore të viktimës.

Basholli konfirmoi që i dyshuari B.B ka marrë plagë hyrëse dhe dalëse. Ndërkohë hetimet mbi rastin janë duke vazhduar ende nga Policia.

SHIKO MË SHUMË

Haradinaj për vizitën e Listës Studentore në Kosovë: Mos lejoni me u përsëritë

Deputeti i Aleancës Ramush Haradinaj, në seancën e sotme është deklaruar lidhur me vizitën...

Haxhiu: Ligji për Specialen nuk është në rend dite, vendosin deputetët nëse ka kërkesa

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Ligji për Dhomat e...

Arrestohet një shtetas turk në Prishtinë, dyshohet se keqpërdori kartelat bankare të të huajve për blerje online

Një shtetas i Turqisë është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin se ka...