Beniada tregon historinë interesante me një shqiptar në Turqi

PUBLIKUAR

Beniada Nishani po vazhdon të ndiqet me mjaft kuriozitet edhe pas përfundimit të BBV.

Modelja dhe ish-banorja e BBV, ka disa ditë që po shijon pushimet në Stamboll ku nuk kanë munguar imazhet e shumta që ka ndarë në ‘Instagram’, shkruan lajmi.net.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, në “Instastoryn” e saj ajo rrëfeu gafën e fundit që i ka ndodhur gjatë pushimeve.

Edhe Beniadës siç çdo shqiptari jashtë që i ka ndodhur të paktën një herë, edhe ajo ka “sharë” dikë me mendimin se është i huaj. E ndërkohë personi në fjalë ka qëlluar që është po ashtu shqiptar.

“O vajza bëra një gafë tjetër tek hoteli. Dola nga spa me robdishame, unë e Ada e hymë te ashensori. E ky djali aty, Ada thotë shife sa i lezeçëm ky djali. E unë i them . Ha mo se s’qenka gjo plotë me qime deri tek qafa. E vazhdojmë në gallatë si gocat, ku ky kthehet mbas një minuti. E thotë përshëndetje, ju jeni shqiptare dhe juve. Na iku ftyra.”, ka treguar më tej Beniada në videon e postuar.

Pëndryshe, Beniada ishte në mesin e katër finalisteve të “Big Brother VIP”./Lajmi.net/

Video Player

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...