Gjendja shëndetësore e Bajram Babiqit është stabile. Ai u plagos sot nga një zyrtar policor, gjatë një bastisje në shtëpinë e tij.
Kështu ka konfirmuar për Indeksonline mjekja kujdestare në Klinikën Emergjente, Dafina Basholli.
“Pacienti që kemi pranuar është futur në sallën operative. Kemi intervenuar shumë shpejtë. Është nxjerrë nga salla operative në gjendje stabile dhe është në mjekim intensiv shëndetësor”, u shpreh Basholli.


