Më 9 maj Kosova dhe Izraeli nënshkruajnë Memorandumin e parë të Mirëkuptimit

PUBLIKUAR

Memorandumi i parë i Mirëkuptimit mes Kosovës dhe Izraelit do të nënshkruhet të hënën, lajmëroi Qendra Përkujtimore Botërore e Holokaustit, Yad Vashem.

Një memorandum i tillë do të nënshkruhet në kuadër të kësaj qendre dhe Ministrisë së Arsimit të Kosovës, u bë e ditur përmes një lajmërimi.

“Më 9 maj, zv/kyeministrja e Kosovës Donika Gërvalla do të vizitojë Yad Vashem, Qëndrën Përkujtimore Botërore të Holokaustit”.

“Gjatë vizitës së saj, ministrja do të nënshkruajën memorandum e parë ndonjëherë të mirëkuptimit kështu duke i etabluar zyrtarisht marrëdhëniet formale mes Shkollës Ndërkomëbtare për Studime të Holokaustit, Yad Vashemm dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë”, u tha më tej në lajmërim.

“Kosova, një vend me shumicë myslimane në Ballkan, do të shënojë fillimin e arsimimit rreth holokaustit për mësimdhënësit në seminare trajnuese. Yad Vashem ka rrjete ndërkombëtare të shkollave dhe shërbimeve arsmore në gjashtë kontinente”, u tha më tej në lajmërim.

Ndryshe, Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla po qëndron në Izrael.

Disa foto dhe pak detaje nga vizita e Gërvallës në Tel Aviv i ka publikuar sot biznesmeni izraelit, Roy Roznek, anëtar i presidencës së Dhomës së Tregtisë atje, raporton Gazeta Express.

“Vizita e parë e Ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës znj, Gervalla Schwarz në Izrael”, shkroi Roznek.

Ai tregoi për një takim me krerët e dhomave të tregtisë në Tel Aviv.

SHIKO MË SHUMË

Haradinaj për vizitën e Listës Studentore në Kosovë: Mos lejoni me u përsëritë

Deputeti i Aleancës Ramush Haradinaj, në seancën e sotme është deklaruar lidhur me vizitën...

Haxhiu: Ligji për Specialen nuk është në rend dite, vendosin deputetët nëse ka kërkesa

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Ligji për Dhomat e...

Arrestohet një shtetas turk në Prishtinë, dyshohet se keqpërdori kartelat bankare të të huajve për blerje online

Një shtetas i Turqisë është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin se ka...