Kylie Jenner duket në super formë, ndërsa pozon me bikini në plazh vetëm 12 javë pas lindjes

PUBLIKUAR

Kylie Jenner është kthyer në pozat me bikini vetëm 12 javë pasi solli në jetë fëmijën e saj të dytë.

Miliarderja 24 vjeçe, ndau me fansat një fotografi gjatë një pushimi familjar me të dashurin e saj reper, Travis Scott, 31 vjeç, shkruan DailyMail.

Ajo së fundmi zbuloi se kishte shtuar 27 kilogramë gjatë shtatzënisë së saj të dytë dhe tha se tashmë ka rënë 16 kilogramë me ndihmën e stërvitjeve kardio dhe Pilates.

Kylie dhe Travis – të cilët kanë janë të lidhur që nga viti 2017 – mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të dytë së bashku, një djalë, më 11 shkurt.

Kylie dukej se ishte larë në hije në momentin e parë, pavarësisht se ishte në oqean.

Bukuroshja me flokë të zeza u ul anash në një dërrasë sërfi, ndërsa u mbështet në krahët e saj dhe i vari këmbët në ujin e ftohtë blu.

Ajo dukej se kishte veshur bikini të bardha ose ngjyrë të çelur dhe flokët e saj të zeza, ishin lënë të varura në fije të lagura pas saj.

“Vajzë e lumtur”, shkroi ajo në mbishkrimin e imazhit të mrekullueshëm.

Një ditë më parë, Kylie publikoi një fotografi romantike të saj dhe Travisit së bashku.

Themeluesja e ‘Kylie Cosmetics’ kishte aksesorë me një tufë rrathësh të trashë argjendi në fotografi.

Ajo kishte vendosur krahët rreth qafës së krijuesit të hitit “Sicko Mode”, ndërsa ai mbahej fort në belin e saj të vogël.

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...