“Kapitullon” Man Utd, mposhtet thellë nga Brighton dhe humb gjasat për Champions

PUBLIKUAR

Manchester United është mposhtur thellë 0:4 në udhëtim ndaj Brighton, në kuadër të javës së 36-të në Premierligë.

Fillimisht, Caicedo realizoi në minutën e 15-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Pjesa e dytë ishte fatale për “Djajtë e Kuq”.

Cucurella realizoi për 2:0, pas asistit të Trossard. Ky i fundit asistoi edhe në golin e dytë në minutën e 57-të.

Kjo humbje edhe matematikisht ia shuan gjasat Man Utd-s për kualifikim në Champions League.

Ata gjenden në vendin e gjashtë me 58 pikë, pesë më pak se Arsenali.

Në anën tjetër, Brighton gjendet në vendin e nëntë me 47 pikë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...