Myftiu i Shqipërisë takon Papa Françeskun, i kërkon mbështetje për pavarësinë e Kosovës

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Hoxhë Bujar Spahiu, ka vizituar shtetin e Vatikanit, nga ku u prit në një audiencë të veçantë, me ftesë të Papa Françeskut. Kryetari Spahiu gjatë audiencës i kërkoi Papa Françeskut mbështetjen e shtetit të Vatikanit për pavarësinë e Kosovës.

Takimi mes Papa Françeskut dhe Kryetarit Spahiu zgjati për më shumë se 30 minuta.

“Bashkëjetesa paqësore ndërmjet feve në Shqipëri, Dokumenti i Vëllazërisë Njerëzore i nënshkruar midis Imamit të Madh të Al-Az’har, Ahmed Tajib dhe Papa Fançeskut, ishin temë kryesore e bisedës që z. Spahiu zhvilloi gjatë audiencës me Papën”, thuhet në njoftimin e Komunitetit Myslimanë të Shqipërisë, transmeton Klankosova.tv.

Dy krerët e lartë ndanë mendime të njëjta për rolin që luan feja në marrëdhëniet ndërnjerëzore, kontributin që ajo luan për ruajtjen e këtyre vlerave, sidomos në mbrojtjen e familjes, si qelizë themelore e shoqërisë, rol të cilin ata e vlerësuan si të pa çmueshëm.

Papa vlerësoi rolin e veçantë të Kryetari Spahiu në promovimin dhe përhapjen kudo në Shqipëri të Dokumentit të firmosur në Abu Dabi, mbi vëllazërimin njerëzor.

Të dy krerët shkëmbyen edhe dhuratat e rastit në fund të takimit.

Takimi mes Papës dhe Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë është i pari në llojin e tij që prej themelimit të Komunitetit Myslimanë të Shqipërisë.

Më pas, takimet e kryetarit Spahiu vijuan me Sekretarin e Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet, imzotin Paul Richard Gallagher dhe me Kryetarin e Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, kardinalin Miguel Ángel Ayuso Guixot.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...