Zbulohet vendimi i Erik ten Hag për Ronaldon

PUBLIKUAR

Trajneri i ardhshëm, Erik ten Hag, raportohet se ka vendosur për mbajtjen e Cristiano Ronaldos në skuadër.

Holendezi do ta marrë drejtimin e Manchester Unitedit nga sezoni i ardhshëm, teksa pritet të ketë ndryshime të mëdha te skuadra angleze, transmeton Gazeta Express.

Por, Ronaldo nuk pritet që të preket nga këto ndryshime. Sipas “The Telegraph”, Erik ten Hag e sheh portugezin si pjesë të planeve të tij për të ardhmen, pavarësish dyshimeve për përshtatjen e tij në lojën e trajnerit aktual të Ajaxit.

52-vjeçari thuhet se dëshiron që të ndërtojë skuadrën e tij të re rreth fituesit të pesëfishtë të “Topit të Artë”.

Ronaldo, ka kontratë të vlefshme me “Djajtë e Kuq” deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

Në kontratën e 37-vjeçarit me Manchester Unitedin ekziston edhe opsioni për zgjatje të kontratës edhe për një tjetër vit. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...