“Me thellësinë e shpirtit familja jonë është e mërzitur”, djemtë demantojnë deklaratën e babait për vrasjen në Klinë

PUBLIKUAR

Amrush Gashi ka demantuar deklaratën e babait të tij, Miftar Gashi, i cili deklaroi se vrasjen e viktimës e bëri vëllai i tij. Sipas familjarëve, ai ka çrregullime psiko-organike.

Personi që po i shpreh ngushëllimet për djalin e familjes Hoxha është Amrush Gashi, familjar i të dyshuarve për vrasjen e javës së kaluar në Klinë.

Ai po i kërkon falje familjes Hoxha nga Gollubovci i Malishevës, për deklaratën që kushëriri i të dyshuarve, Miftar Gashi, e dha për T7 para shtatë ditësh, e i cili tha se vrasjen e kreu vëllai i viktimës.

Djali i tij thotë se ka dokumentacion që vërteton se i moshuari ka çrregullim psiko-organik.

Duke demantuar deklaratën e 80 vjeçarit, Amrush Gashi shprehet i mërzitur shumë nga kjo ngjarje e rëndë.

Javën e kaluar T7 kishte tentuar të marrë një deklaratë edhe nga familjarët e viktimës, por ata nuk kishin pranuar të flasin.

Tash me rastin po merren organet e rendit.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...