Gjykata Themelore e Ferizajt ka dënuar me 18 vjet burgim kosovaren M.P për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, e shpalli fajtore për dy veprat penale dhe i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej 18 vjet, duke i llogaritur kohën e kaluar në paraburgim nga data 26 qershor 2019 e tutje, njofton Klankosova.tv.
E pandehura M.P akuzohet se me datë 31 gusht 2018, me dashje dhe në mënyrë dinake, ka privuar nga jeta tani të ndjerin A.K. që ishte ish i dashuri i saj.
Në kumtesën e gjykatës thuhet se kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15)ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.


