Trajneri i Bayernit flet për situatën e Lewandowskit

PUBLIKUAR

Trajneri i Bayern Munichut, Julian Nagelsmann ka folur për situatën e fundit të Robert Lewandowskit, i cili mund të largohet nga Gjermania.

Sulmuesi polak ka kontratë me gjigantin bavarez deri në vitin 2023 dhe nuk ka pranuar ta vazhdojë atë.

Në ndërkohë, po spekulohet se ai mund t’i bashkohet Barcelonës gjatë verës që vjen, përkundër rezistimit të klubit nga “Allianz Arena”, shkruan “Gazeta Express”.

Dhe, në konferencë për shtyp, trajneri gjerman e ka zbuluar bisedën ndërmjet klubit dhe menaxherit të lojtarit.

“Bisedimet me menaxherin e tij, Zahavi kanë qenë të mira, kjo është gjithçka që di unë. Të gjithë ne e dimë se Pini është një person që i pëlqen të negociojë”, ka thënë fillimisht trajneri i ri gjerman.

“Ne duhet të jemi më shumë të qetë dhe të durueshëm. Qetësia është njëra prej karakteristikave të mia më të forta”, ka shtuar ai.

Në ditët apo javët në vazhdim do të dihet përfundimisht e ardhmja e futbollistit më të mirë në botë të dy viteve të fundit, i shpallur nga FIFA.

Nëse nuk e vazhdon kontratën, ai mund të shitet nga Bayerni gjatë verës që vjen, për të mos e humbur pa para në verën e vitit 2023, kur edhe do t’i skadojë kontrata.

Bayerni e vlerëson Lewandowskin 40 milionë euro. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...