Zyrtare: Arteta rinovon me Arsenalin PUBLIKUAR 06/05/2022 LipjaniNews.com Mikel Arteta e ka rinovuar kontratën me Arsenalin dhe do të jetë trajner i “Topçinjve” deri në fund të sezonit 2024/25. Kjo u bë e ditur sot përmes një komunikate për media nga klubi londinez, shkruan Gazeta Express. Arteta është në rrugë të mirë për ta dërguar në Ligën e Kampionëve Arsenalin, teksa ekipi është përmirësuar dukshëm. 40-vjeçari u bë trajner i Arsenalit në vitin 2019, pasi paraprakisht kishte qenë ndihmës i Guardiolas te Manchester City. “Jam i emocionuar, falënderues dhe shumë, shumë i lumtur sot”, ishin fjalët e para të spanjollit pas nënshkrimit të kontratës. /Gazeta Express/ SHIKO MË SHUMË SPORT Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së... 03/10/2026 SPORT Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos! Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë... 29/09/2026 SPORT Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,... 30/08/2026