Suarez e dëshiron rikthimin te Barcelona

PUBLIKUAR

Sulmuesi uruguaian, Luis Suarez po e dëshiron rikthimin tek ish-skuadra, Barcelona.

Sulmuesi veteran nuk po e gjen veten tek Atletico Madridi dhe kërkon të ndryshojë ambient, shkruan Gazeta Express.

Ai është i gatshëm të ulë pagën e tij dhe të luajë edhe një sezon tjetër në nivelin më të lartë, para Kupës së Botës që nis në nëntor.

Barcelona e sheh Suarezin si një plan B të mirë në rast se dështojnë për ta transferuar Robert Lewandowskin.

Luis Suarez u largua nga Barcelona në verën e vitit 2020, duke u transferuar te Atletico Madridi, atje ku e fitoi La Ligan qysh në sezonin e tij të parë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...