Arrestohen dy persona në protestën e maturantëve

PUBLIKUAR

Janë arrestuar dy persona në Podujevë gjatë një proteste të tri shkollave të mesme, protestë kjo që organizua për shkak të vonesës për dërgim në ekskursion në Shqipëri, shkruan Gazeta Express.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Express se dy persona janë arrestuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

“Dy persona janë shoqëruar në stacion policor. të njëjtit janë liruar pasi u është shqiptuar gjoba për prishje të rendit dhe qetësisë publike”, ka thënë Ahmeti për Express.

Më tutje, ajo bëri të ditur se këta dy persona nuk janë të mitur.

SHIKO MË SHUMË

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...

Ganimete Musliu përplaset me Xhelal Sveçlën për uniformat e Policisë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, dhe ministri i Punëve të...

Haradinaj për vizitën e Listës Studentore në Kosovë: Mos lejoni me u përsëritë

Deputeti i Aleancës Ramush Haradinaj, në seancën e sotme është deklaruar lidhur me vizitën...