Enver Hoxhaj vetë i katërti i viziton Thaçin e Veselin në Hagë: I pashë plotë energji dhe të vendosur

PUBLIKUAR

Zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës u kanë shkuar për vizitë në Gjykatën Speciale në Hagë, ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, shkruan Gazeta Express.

Lajmin për këtë vizitë e ka bërë të ditur Enver Hoxhaj.

Ai tha se asnjëherë më parë nuk i ka parë ata më të vendosur, më të përgatitur e më me shumë energji.

“Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë fituar shumë beteja dhe sfida së bashku, por, asnjëherë më parë nuk i kam parë më të vendosur, të përgatitur, përplot energji për të fituar edhe betejën në Hagë, e cila është vetëm vazhdimësi e luftës për liri dhe pavarësi e krërëve të UÇK-së. Triumfi i tyre në Hagë, do të jetë triumfi i Kosovës! Vizitë në Hagë bashkë me Shaqir Totaj, Kryetarin e Prizrenit dhe Kujtim Gashin, nënkryetarin e Nehat Elshanin”, ka shkruar Hoxhaj në një postim në “Facebook”. /Express/.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...