Klinaku paralajmëron protesta nëse hiqen veteranët nga rritja e pagës minimale

PUBLIKUAR

Kryetari në detyrë i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka paralajmëruar protesta nëse në seancën e sotme të kuvendit, sipas tij, tentohet të ndryshohen ligje që t’i heqin veteranët e luftës ng arritja e pagës minimale.

Klinaku, qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti e ka quajtur mashtruese, teksa tha se me këtë veprim ata [qeveria] do të bënin shkelje kushtetuese.

“Prandaj, deputetë të nderuar, ju bëj thirrje që mos t’iu përdor Albin Kurti si mashë e kundër vlerave të lirisë, dhe ta keni parasysh se kjo gjë do të kundërshtohet me protesta nga ana jonë”, ka shkruar Klinaku, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës sot mban seancën e radhës plenare, ku në pikën e pestë të rendit të ditës është shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhura personale vjetore.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...