Luftëtarja që nënshkroi Pavarësinë e Kosovës (Video)

PUBLIKUAR

Elheme Hetemi thotë të ketë dëgjuar reagime jo shumë të zakonshme nga njerëzit, kur e shihnin të veshur me uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Radhëve të kësaj ushtrie, Elhemja thotë t’i jetë bashkuar më 5 mars të 1998-së, kur komandanti Abedin Rexha, i njohur si “Sandokani”, kishte kaluar përreth shtëpisë së saj, bashkë me ushtarë të tjerë.

Kjo, për të ishte diqka shumë e veçantë.

Ballafaqimi me armikun thotë se nuk ka qenë i lehtë, por si 26 vjeçare, ajo bashkë me dy shoqe të tjera luftuan përkrah ushtarëve tjerë të Brigadës 112 Arben Haliti.

Edhe pse ishin të pa barabartë në luftë, kjo ushtare nga Buroja e Drenicës thotë se kishin diçka më shumë se armiku.

Pas përfundimit të luftës, Elhemja u angazhua në organizata të ndryshme për t’u ndihmuar familjeve të prekura nga lufta.

Por njëkohësisht iu rrek edhe politikës. E filloi në komunën e Drenasit, si asambleiste, e më 2007 u zgjodh deputete në Parlamentin e Kosovës.

Kështu ajo pati fatin që të jetë pjesë e deputetëve që e nënshkruan Pavarësinë e Kosovës.

17 shkurtin e 2008-ës ajo e kujton si një ditë shumë stresuese, dhe nga momenti i nënshkrimit ajo mbanë mend pak.

Krejt këtë atëdhedashuri dhe kontributin e dhënë gjatë dhe pas luftës, Elhemja thotë ta ketë trashëguar nga familja, të cilët e rritën me frymë patriotike.

SHIKO MË SHUMË

Shantazhoi viktimën me vite dhe i mori një shumë të konsiderueshme parash, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se për disa vjet kishte shantazhuar...

Arrestohen dy persona në Fushë-Kosovë, dyshohen se vodhën 80 litra naftë

Dy persona janë arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se kanë vjedhur rreth 80 litra...

Policia arreston hajnat e pyllit në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të drunjve në...