1 mijë e 600 minat e gjetura para një jave në Ferizaj, Mehaj lavdëron FSK-në

PUBLIKUAR

1 mijë e 600 copë municione të pashpërthyera janë gjetur javën e kaluar nga skuadra e deminimit e Forcës së Sigurisë në  “Parkun e Lirisë” në Ferizaj.

Me këtë rast ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, e ka lavdëruar punën e FSK-së në largimin e këtyre mjeteve që rrezikonin qytetarët.

“Specialistët tanë të deminimit janë duke kryer operacionet e pastrimit në Parkun e Lirisë në Ferizaj, ku kanë hasur në një sasi të madhe të municioneve eksplozive të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm. Rreth 1600 copë municioneve të gjetura që përfshijnë predha të mortajës dhe artilerisë, të mbetura kryesisht nga Lufta e Dytë Botërore nuk do të paraqesin më rrezik për qytetarët tanë”.

Ndiqeni kronikën e Klan Kosovës të përgatitur nga gazetari Flamur Gajtani.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...