Mallorca e çmendur pas Muriqit: Vedati është Champions League e jona

PUBLIKUAR

Vedat Muriqi është bërë një hero i vërtetë në Mallorca.

 

Futbollisti kosovar shpërtheu në La Liga pas periudhës së errët që e kaloi në Lazio, ku për një vit e gjysmë i realizoi vetëm dy gola.

Dhe, në ishull po çmenden pas përfaqësuesit kosovar, i cili i ka realizuar katër gola dhe e ka bërë një asistim nga janari, derisa është duke u munduar ta ndihmojë ekipin që të mbetet në La Liga, , shkruan “Gazeta Express”.

Mallorca, përmes rrjeteve sociale, e ka bërë një postim mjaft domethënës për 28 vjeçarin, të disatin me radhë për super-heroin e saj.

“Champions League e jona”, ka shkruar klubi spanjoll në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”, duke iu referuar rëndësisë që e ka Muriqi për këtë klub.

Tifozët e kanë pritur ngrohtë futbollistin e huazuar për gjashtë muaj dhe shpresojnë që klubi spanjoll ta shfrytëzojë mundësinë e blerjes së kartonit të “Piratit” për 12-13 milionë euro.

Muriqi mungoi në humbjen e fundit të Mallorcas nga Barcelona me rezultat 1:2 shkaku i kartonëve, shkruan “Gazeta Express”.

Por, ai do të jetë në dispozicion në fundjavën e ardhshme, në tentim që të shënojë dhe t’ia sigurojë një fitore të rëndësishme ekipit të tij, të cilin e presin edhe katër finale deri në fund të sezonit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...