Për modelen nga Kumanova sot (e mërkurë) është një ditë e veçantë, kjo sepse ajo po feston ditëlindjen e 24-të.

Foto: Arbenita Ismajli/Instagram

Fero ka postuar një fotografi përkrah bashkëshortes së tij në llogarinë e Instagramit teksa edhe zgjodhi një urim të ëmbël për të.

“Urime ditëlindjen bota ime, përgjithmonë”, ka shkruar Fero në mbishkrimin e imazhit.

 

Të shumta ishin komentet dhe urimet edhe nga ana e fansave të reperit, i cili së fundmi është rikthyer në kompaninë muzikore ku kishte nisur karrierën “On Records”.