Mitrovicë e Veriut, burri shkon në vendin e punës së ish-bashkëshortes – e rrah atë dhe kolegun e saj

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës njofton se një rast i dhunës në familje ka ndodhur të hënën rreth orës 17:30 në Mitrovicën e Veriut.

Siç bëhet e ditur, i dyshuari, shtetas i Kosovës është arrestuar pasi ka shkuar në vendin e punës së ish-bashkëshortes dhe ka sulmuar atë dhe një koleg të saj.

Viktimat thuhet se kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia përmes raportit njofton se në 24 orët e fundit kanë ndodhur edhe katër raste të tjerë të dhunës në familje. /

SHIKO MË SHUMË

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...

Ganimete Musliu përplaset me Xhelal Sveçlën për uniformat e Policisë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, dhe ministri i Punëve të...