Miftaraj për Qeverinë Kurti: Koha për reflektim, e asesi përpjekje patetike për mashtrim të publikut

PUBLIKUAR

Krytari i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka kritikuar qeverinë sa i përket nivelit të demokracisë dhe lirisë së mediave në Kosovë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Miftarah ka thënë se pa marrë parasysh se çfarë thotë pushteti, demokracia dhe liria e shtypit janë më keq sesa që kanë qenë më herët.

“ Pa marr parasysh se çka thote pushteti sot, në një vit qeverisje dy shtyllat e shtetit si demokracia dhe liria e shtypit janë më keq se sa kanë më herët!
Koha për reflektim, e asesi përpjekje patetike për mashtrim të publikut”, ka shkruar Miftaraj.

Ndryshe, Reporterët pa Kufij në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit për vitin 2022 kanë renditur Kosovën në vendin e 61-të,  17 vende më lartë krahasuar me vitin 2021.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...

Ganimete Musliu përplaset me Xhelal Sveçlën për uniformat e Policisë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, dhe ministri i Punëve të...