Festa e fuqishme i kushton tifozit të Arsenalit me operacion (Foto)

PUBLIKUAR

Nuk është lehtë të jesh tifoz i Arsenalit dhe për këtë është dëshmi ajo që i ka ndodhur Scott Woodsit.

Topçinjtë e mposhtën liderin Leicester City në ndeshjen e fundjavës që lamë pas. Në atë sfidë të parët shënuan lojtarët e Leicesterit, mirëpo Arsenali e përmbysi rezultatin.

Goli i fitores erdhi në fund të ndeshjes nga Danny Welbeck dhe ky ishte moment deliri për të gjithë tifozët e klubit.

Mirëpo, njëri prej tyre e ka festuar aq fuqishëm golin, saqë ka pësuar hernie dhe është dashur të shtrohet në spital për t’u operuar.

Scott Woods e ka publikuar një fotografi nga spitali, ku shfaqet duke qeshur dhe shihet se dhimbja nuk ia ka ndërprerë gëzimin për triumfin e skuadrës së zemrës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...