Kurti përmend punësimin e 4 mijë grave dhe rikthimin në vendet e tyre të punës edhe të mbi 1 mijë të tjerëve

PUBLIKUAR

Kryeministri Albin Kurti, në një status të gjatë të shkruar, po thotë se me qeverisjen e tij, mbi 1,000 punëtorë janë rikthyer në punë pas humbjes së vendit të punës gjatë pandemisë.

Tutje ai shkruan se edhe mbi 4,000 punëtorë, burra e gra kanë përfituar nga mbështetja e punëtorëve të formalizuar, teksa thotë se mbi 4,000 gra kanë përfituar nga masa për mbështetjen për punësimin e grave, përcjell klankosova.tv.

”Punësimin e mbështetëm edhe me Pakon e Ringjalljes Ekonomike. Mbi 1,000 punëtorë u rikthyen në punë pas humbjes së vendit të punës gjatë pandemisë. Mbi 4,000 punëtorë, burra e gra përfituan nga mbështetja e punëtorëve të formalizuar, e mbi 4,000 gra përfituan nga masa për mbështetjen për punësimin e grave”.

Ndërkohë këtë masë mbështetëse, kryeministri Kurti me mburrje e ka quajtur punësim të 4,000 grave.

Kryeminsitri Kurti këtë sqarim e bëri përmes facebook-ut, në Ditën e të Drejtave të Punëtorëve, ndërsa flet për përpjekjet e qeverisjes së tij për përmirësimin e kushteve për punë.

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e substancës së dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është parandaluar futja e një substance të...

Nis startimi i njësisë A4, KEK-u paralajmëron banorët për tymin nga termocentrali

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nisur në orët e para të mëngjesit procesin...

Bashkëjetesa me një të mitur i kushton burrit në Ferizaj, përfundon në Polici

Një person është shoqëruar në Policinë e Ferizajt, nën dyshimin se ka bashkëjetuar me...