Guardiola pritet të rinovojë me Man Cityn

PUBLIKUAR

Manchester City beson se Pep Guardiola do të nënshkruajë një kontratë të re këtë verë, edhe nëse ai e fiton Ligën e Kampionëve.

Guardiola ka edhe një sezon të mbetur në kontratën e tij aktuale, por tashmë janë zhvilluar bisedime me agjentin dhe vëllait e tij, Pere për zgjatjen e qëndrimit të tij në Etihad deri në vitin 2025.

Dhe mesazhi ishte se katalanasi do të ketë punë të papërfunduar në Mançester edhe nëse City bëhet kampion i Evropës muajin e ardhshëm, transmeton Gazeta Express.

Ka pasur raportime se Guardiola do të largohet nëse ai ngre Champions League për herë të parë si trajner pa pasur Lionel Messin në ekipin e tij. Por Guardiola beson se skuadra që ai ka ndërtuar ende nuk e ka arritur kulmin. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...