“Mos e merrni trajner Mourinhon!”

PUBLIKUAR

Ish mbrojtësi anglez Paul Parker beson që Manchester United nuk do të bëjë gabim duke nënshkruar tani me trajnerin Jose Mourinho.

Mourinho u largua nga Chelsea në mes të sezonit, ndërsa pritet që e njëjta gjë të ndodh edhe me Louis van Gaal që nuk është duke kaluar momentet më të mira me Manchester United.

Disa tifozë të United e duan për trajner portugezin Mourinho, por Paul Parker, beson që arritja e tij si trajner tani te kjo skuadër është e gabueshme.

“Nëse mendojnë që Mourinho do të futet në këtë fazë të krizës dhe do të del nga ajo është absurde”.

“Është një gjë që nuk e ka bërë asnjëherë në karrierë. Ai e ka humbur respektin në këtë lojë dhe besoj që lojtarët e United nuk e duan që ai ta drejtojë skuadrën”

Sipas Parker më mirë do të ishte që te Manchester të vinte Tim Sherwood. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...