Policia konfirmon se pjesëtari i saj nga Drenasi ka humbur jetën në një bunar

PUBLIKUAR

Një pjesëtar i policisë ka vdekur sot në fshatin Gradicë të komunës së Drenasit, pasi ka rënë në një bunar.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci i cili tha se trupi i pajetë i viktimës është është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.

“Rreth orës 17:00, është pranuar informata për një rast të vdekjes së dyshimtë të ndodhur  në  fshatin Gradicë të komunës së Drenasit.Pas marrjes së kësaj informate, policia menjëherë ka dalë  në vendin e ngjarjes ku është konstatuar se viktima, 53 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, në rrethana që aktualisht po trajtohen nga ana e policisë ka humbur jetën në një bunar. Si vijimsi e veprimeve hetimore  me synim sqarimin e rrethanave specifike dhe të veçanta, trupi i pajetë i viktimës është është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion”, tha ai.

Borovci tutje shtoi se policia po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe  po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore, përcjell Klankosova.tv.

“Megjithë dyshimet e ngitura për vetëvrasje, në koordinim me prokurorin e shtetit, policia me  kujdes të  shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe  po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do t’i kontribuonin hetimit të plotë të kësaj ngjarjeje. I njëjti ka qenë pjestar i Policisë së Kosovës”, tha tutje ai.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...