Kryeministri Kurti viziton Muzeun e Fëmijërisë së Luftës: 1133 fëmijë u vranë më 1999

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar Muzeun e Fëmijërisë së Luftës.

Lodra, libra, këpucë, fanella e pantallona fëmijësh janë ekspozuar në dollapë prej xhami, në Muzeun e Fëmijërisë së Luftës në Galerinë Kombëtare të Kosovës.

Aty dëgjohen e lexohen rrëfimet e kohës së luftës të fëmijëve nga Bosnja e Hercegovina, Kosova, Kroacia, Serbia, Siria, Afganistani, Palestina, e së fundmi edhe nga Ukraina.

Kurti vizitën në këtë muze e bëri së bashku me nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, e cila i mbijetoi masakrës së forcave paramilitare serbe kundër familjes së saj në vitin 1999.

“Një muze shumë i rëndësishëm në përpjekjet tona të përbashkëta për përkujtim e mospërseritje”, tha kryeministri Kurti teksa rikujtoi që 1133 fëmijë u vranë e u masakruan gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ndryshe, ekspozita është hapur me bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Galerisë Kombëtare të Kosovës, ForumitZFD dhe Zyrës së BE-së në Kosovë.

SHIKO MË SHUMË

Dogana konfiskon rreth 1 kg ar gjatë kontrolleve në argjendaritë e Prishtinës

Dogana e Kosovës, në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për luftimin e kontrabandës, parandalimin...

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...