Serbia rishfaq fuqinë ushtarake në vendin ku i fshehu kufomat e shqiptarëve

PUBLIKUAR

Në bazën ushtarake të Batajnicës, ku ushtria serbe i kishte fshehur trupat e 744 shqiptarëve të vrarë në luftë në Kosovë, presidenti i Serbisë, Alekandar Vuçiq, sot po krenohet me fuqinë e vendit të tij.

Aty, ushtria po i demonstron aftësitë e veta, derisa në ekspozimin e teknikës luftarake, vendin kryesor po e zë sistemi raketor kundërajror i distancës mesatare, “FK-3”. Kjo, derisa u prezantuan edhe 25 aeroplanë luftarakë, njofton Klankosova.tv.

Vuçiq, që tha se me kapacitetet aktuale mund të goditen 90 caqe përnjëherë, pranoi se synohet blerja shtesë e avionëve bombardues.

“Për një kohë të gjatë jemi duke negociuar blerjen e 12 avionëve Rafale, dhe më së largu deri në fillimin e vitit të ardhshëm, do të jemi gati të marrim 6 ose 12 sish, ndërsa pres negociata edhe me palën britanike për blerjen e avionëve Tajfun”,  tha Vuçiq.

Ai, këmbëngulë se e gjitha kjo armatosje është vetëm për mbrojtjen e vendit.

“Serbia është një shtet neutral, dhe i duhet të gjej zgjidhje se si ta ruaj qiellin e vet”, tha Vuçiq, citon Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...