Arteta lë të hapur mundësinë për rikthimin e Bellerinit

PUBLIKUAR

Mikel Arteta e ka lënë të hapur mundësinë për rikthimin e Hector Bellerinit.

Mbrojtësi spanjoll këtë sezon është i huazuar te Real Betisi, me marrëveshje për një sezon, transmeton Gazeta Express.

Arteta tha se Bellerin vlerësohet si lojtar i Arsenalit dhe se do të vlerësojnë në vazhdim të ardhmen e tij.

“Çdo lojtar me detyrim kontraktual me ne është lojtari ynë. Kështu që ekziston mundësia që ai të kthehet. Ne do të shohim se si ai mund të përshtatet në ekipin tonë”, tha trajneri i “Topçinjëve”.

27-vjeçari me Arsenalin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...