Barcelona në garë për Lukakun, krerët e klubit takohen me agjentin e lojtarit

PUBLIKUAR

Barcelona raportohet se ka kthyer vëmendjen te sulmuesi i Chelseat, Romelu Lukaku.

Vetëm një vit pasi u transferua në “Stamford Bridge”, sulmuesi belg është i lidhur me një largim, transmeton Gazeta Express.

Besohet se gjasat janë të mëdha që Lukaku të largohet gjatë afatit kalimtar të verës.

“Marca” ka raportuar se Barcelona së fundi ka shfaqur interesim për 28-vjeçarin. Madje, sipas gazetës spanjolle, krerët e klubit janë takuar tashmë me agjentin e lojtarit për të diskutuar rreth një transferimi të mundshëm në “Camp Nou” gjatë verës.

Megjithatë, financat te Barça vazhdojnë të jenë një pengesë. Lukaku te Chelsea u transferua nga Interi për 113 milionë euro.

Ish-sulmuesi i Evertonit e Manchester Unitedit me “Blutë” e Londrës ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026. Sipas “Transfermarkt”, ai në tregun e transferimeve tani vlerësohet me 80 milionë euro. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...