Jahjaga dhe senatori Corker bisedojnë për zhvillimet në Kosovë

PUBLIKUAR

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim Kryesuesin e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit Amerikan, Senatorin Bob Corker.

Jahjaga dhe Corker diskutuan për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, procesin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Republikës së Kosovës, bashkëpunimin rajonal dhe thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Presidentja Jahjaga falënderoi Senatorin Corker dhe Kongresin amerikan për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, zhvillimin dhe të ardhmen e saj demokratike.

Jahjaga theksoi se Kosova po e konsolidon demokracinë e saj të brendshme dhe përfaqësimin e saj ndërkombëtar, dhe mbetet një faktor i paqes, stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë me të gjitha vendet e rajonit.

Presidentja Jahjaga tha se Kosova është një rrëfim i suksesit të përbashkët të institucioneve dhe popullit të saj, si dhe bashkësisë ndërkombëtare, dhe vlerësoi përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kongresit amerikan për Ballkanin dhe për procesin e integrim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

OVL UÇK thërret konferencë për nesër

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thirrur një konferencë...

KFOR-i: Batalioni britanik mbërrin në Kosovë, dislokimi rutinë nuk ndryshon mandatin e misionit

Personeli, pajisjet dhe automjetet nga Batalioni i Parë i “The Rifles” të Mbretërisë së...

Mërgata shqiptare në Bavari mobilizohet në mbështetje të protestës “LIRIA KA EMËR”

  Mërgata shqiptare në Bavari po mobilizohet në mbështetje të protestës së thirrur nga platforma...