Koeman: Kur unë u largova nga Barcelona, diferenca me Real Madridin ishte 8 pikë, tani është gati dyfish

PUBLIKUAR

Ish-trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka folur rreth situatës në klubin katalonas.

Trajneri holandez theksoi se ndjen keqardhje për situatën momentale të klubit, teksa tha se është e njëjtë me atë që e kisha unë, shkruan Gazeta Express.

“Situata e Barcelonës, e skuadrës dhe e klubit është e njëjtë si kur isha. Kjo do të thotë se ndryshimi i trajnerit nuk do të thotë gjithmonë të jesh në gjendje të përmirësohesh. Situata e klubit më dhemb, më dhemb mua. Unë kërkoj vetëm mbështetjen maksimale për Xavi. Ai është një trajner i mirë dhe një legjendë e klubit. Nuk është faji i tij që Barcelona është në këtë situatë”, tha Koeman për Mundo Deportivo

Koeman kërkon mbështetje nga klubi i Barcelonës për Xavin, pasi sipas tij, ai nuk e kishte.

“E vetmja gjë që kërkoj është mbështetja për Xavin. Nuk e pata mbështetjen e plotë të presidentit, por shpresoj që ai të ketë mësuar dhe të mbështesë Xavin. Nuk kam pasur mbështetjen e plotë të klubit: Shpresoj që Xavi ta ketë. Kur unë u largova nga Barcelona, diferenca me Real Madridin ishte 8 pikë. Tani është gati dyfish”, u shpreh ai.

Momentalisht, Barcelona është në vendin e dytë me 63 pikë, 15 më pak se Real Madridi që prin në renditjen tabelare. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...