Pacolli dhuron dy hektarë tokë vakëf për Bashkësinë Islame të Kosovës

PUBLIKUAR

Mbrëmë Bashkësia Islame e Kosovës ka pranuar një donacion vakëf prej dy hektarësh tokë nga familja Pacolli.

Këtë e bëri të ditur kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili ndër të tjerash theksoi se është kënaqësi për të dhe për familjen Pacolli që të ndajë këtë parcelë për nevojat e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, falënderoi familjen Pacolli për këtë donacion, duke lutur Zotin që t’ua pranojë si sadaka rrjedhëse, dhe që Zoti t’i shpërblejë me të mirat e tij.

“Kjo parcelë, e cila gjendet në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë do të shërbejë për ndërtimin e Qendrës Islame”, tha BIK-u, transmeton Klankosova.tv.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...