Fahrije Hoti tregon emrat e politikanëve që i kanë blerë turshitë në Krushë

PUBLIKUAR

Fahrije Hoti, themeluese e Kooperativës “Krusha”, ka treguar emrat e politikanëve që kanë blerë turshi në këtë ndërmarrje, shkruan Gazeta Express.

Ajo në emisionin “Frontal” në T7 ka treguar se në mesin e politikaneve që kanë blerë turshi atje është ish-presidentja Atifete Jahjaga, e ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

“Po I ka blerë presidentja Atifete Jahjaga, i ka blerë Kadri Veseli, ministrat deputete të gjithë. Kush ka ardhë në Krushë I kanë kërkuar prodhimet e tona dhe I kanë blerë”, tha ajo.

Më tutje, Hoti tha se prodhimet e tyre shiten në shtatë shtete të Evropës.

“Prodhimet e tona shiten në shtatë shtete të Evropës. Bazë e kemi Zvicrën, pason Gjermania, Austria, Franca, Italia e të tjera”, deklaroi Hoti. /Express/

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...