LAJMI I FUNDIT: S’ka kuorum për Komisionin Hetimor për Energjinë

PUBLIKUAR

Kuvendi i Kosovës në mungesë kuorumi nuk e ka votuar Komisionin Hetimor për Energjinë, i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës.

Në sallë ishin 61 deputetë, por nga ta votuan veç tre, e të tre abstenuan.

Për këtë, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se ishte rezultati më i çuditshëm ndonjëherë.

“Konstatojë se ky është rezultati më i cuditshëm që e kam marrë ndonjëherë. Nga 61 deputetë kanë votuar vetëm tre, të tre kanë abstenuar”.

“Konstatoj se Kuvendi nuk ka pasur kuorum. Kjo seancë le të vazhdojë nesër në orën 10:00”, është shprehur Konjufca, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se seanca që nisi sot u përcoll me debat të ashpër pozitë-opozitë, ku në një moment degradoi edhe në sharje nga deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, i cili shau me rob.

Për një gjë të tillë, Tahiri më pas kërkoi falje.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...