Brenda një dite vetëm 126 qytetarë vaksinohen kundër Covid-19

PUBLIKUAR

Ministria  e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 126 doza të vaksinës kundër Covid-19, shkruan Gazeta Express.

Kështu numri i vaksinave të dhëna që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 1.825.885.

 

Deri më sot 821.946 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Njoftimi i plotë:

28 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 126 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë  1.825.885 doza të vaksinës.

Deri më sot 821.946 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 101.385 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 723 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.470.

Në total numri i rasteve aktive është 415.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

 

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...