Tahiri kërkon sërish falje: Nuk iu drejtova asnjë deputeti, s’përfaqëson karakterin tim

PUBLIKUAR

Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar sërish falje për sharjen në seancën e sotme të kuvendit të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Tahiri tha se nuk i është drejtuar asnjë deputeti dhe ky reagim nuk përfaqëson qëndrimi e tij politik e as karakterin personal si qytetar, njofton Klankosova.tv.

Lexoni më poshtë postimin e plotë:

Të dashur miq e të nderuar qytetarë

Për kërkim falje të sinqertë nuk ka nevojë për arsyetime, prandaj ju kërkoj ndjesë të gjithëve, për një reagim verbal të atypëratyshëm gjatë seancës së sotshme, i cili si i tillë nuk ishte i drejtuar ndaj asnjë deputeti në veçanti dhe as nuk kishte për qëllim fyerjen e askujt, si dhe i cili reagim nuk përfaqëson as qëndrimin tim politik si deputet dhe as karakterin tim personal si qytetar.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...