Mallorca e ndërron mendjen për Muriqin

PUBLIKUAR

Mallorca kishte vendosur javë më parë që të mos e shfrytëzojë mundësinë e blerjes së kartonit të Vedat Muriqit.

Kjo pasi futbollisti kosovar nuk kishte shënuar gol në gjashtë ndeshje.

Dhe, mediat spanjolle raportonin se prizrenasi do të rikthehet gjatë verës në Lazio, e cila e mban kartonin e lojtarit.

Por, në ndeshjet e fundit 28 vjeçari ishte protagonist tek ekipi ishullor, të cilin po mundohet ta shpëtojë pa rënë nga liga.

Siç raporton “Okdiario”, Mallorca është mjaft e kënaqur me Muriqin në huazimin e tij gjashtëmujor në këtë ekip, përcjell “Gazeta Express”.

Prandaj, gjithnjë sipas mediumit spanjoll, klubi i La Ligas po e shikon mundësinë që ta blejë përfundimisht Muriqin.

Lazio i kërkon 12 milionë euro për “Piratin”, por Mallorca shpreson që “Biancocelesti” ta ulin çmimin dhe ta marrin më lirë Muriqin.

12 milionë euro janë shumë për klubin spanjoll, i cili po e konsideron mundësinë e propozimit të opsioneve të tjera, siç është pagesa përmes katër ratave.

Por, para çdo vendimi të marrë, Mallorca fillimisht duhet ta sigurojë mbetjen në La Liga.

Ky ekip aktualisht gjendet në vendin e 16-të në tabelë, dy pikë larg zonës që çon në një rang më të ulët garash, pozitë të cilën e mban Granada, shkruan “Gazeta Express”.

Me vetëm pesë ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit, situata është “mjaft e nxehtë” në Spanjë.

Në fundjavë, Mallorca do ta vizitojë Barcelonën dhe Muriqi fatkeqësisht nuk ka të drejt loje shkaku i kartonëve.

Përfaqësuesi kosovar i ka realizuar katër gola dhe e ka bërë një asistim këtë edicion në La Liga. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...