Sulmet në veri ndaj Policisë së Kosovës, BE: Të shmangen spekulimet e panevojshme që mund të shtojnë tensione

PUBLIKUAR

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës ditëve dhe javëve të fundit kanë qenë cak i disa sulmeve në veri të vendit. Nga 13 deri më 26 prill, Policia e Kosovës u sulmua gjashtë herë. Sulmet ndaj tyre ndodhën me vendosje të iriqëve metalikë në rrugë, gjuajtje me gurë, granata dore dhe me përdorim të AK 47.

Lidhur me këtë, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano i ka thënë Telegrafit se BE-ja dënon ashpër sulmet e fundit ndaj Policisë së Kosovës.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano

Ai më tej ka kërkuar nga të gjithë që t’i shmangin spekulimet e panevojshme që mund të shtojnë tensione.

“I bëjmë thirrje të gjithëve që të shmangin spekulimet e panevojshme që mund të shtojnë tensione të mëtejshme, duke theksuar se hetimi i rastit do të bëhet nga organet përkatëse ligjzbatuese”, u shpreh Stano.

I pyetur se a mund të jetë në të ardhmen kjo çështje pjesë e temave të tryezës së dialogut, zëdhënësi i BE-së nuk ka dhënë përgjigje.

Ndërkaq sa i përket një takimit të ardhshëm që është përfolur në mes kryeministri Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, Stano u shpreh se “ne do të njoftojmë çdo takim të ardhshëm të dialogut kur është e nevojshme”.

Pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës u shtuan patrullimet e Policisë së Kosovës në drejtim të Bërnjakut. Ministria e Punëve të Brendshme e pati cilësuar sulmin si akt terrorist që “është bërë me qëllim të frikësimit të zyrtarëve policorë por dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës”.

Për sulmin në veri reagoi edhe kryeministri Albin Kurti.

“Për tri ditë resht, zyrtarë policorë të Kosovës janë sulmuar në pikën kufitare me Serbinë. Dje dhe sot herët, një breshëri plumbash dhe një granatë dore u hodhën drejt policisë sonë. Burimet tona e kanë identifikuar sulmin e djeshëm të ardhur nga Serbia”, ishte shprehur Kurti.

Fotografi nga sulmet ndaj Policisë së KosovësEdhe liderët e partive politike në Kosovë dënuan sulmet ndaj Policisë së Kosovës, duke i quajtur akte kriminale dhe të patolerueshme.

Sulmet ndaj Policisë së Kosovës janë dënuar nga Ambasada amerikane në Prishtinë, Bashkimi Evropian dhe nga misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, i cili ka shprehur gatishmëri për të ofruar asistencë./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...