Osmani e Kurti takojnë Sekretarin e Shtetit Antony Blinken në ceremoninë e funeralit të Albright

PUBLIKUAR

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë takuar Sekretarin e Shtetit Antony Blinken në Washington DC, raporton Gazeta Express.

Gazeta Express ka siguruar fotografi nga takimi i Osmanit dhe Kurtit me kryediplomatin amerikan Blinken.

Osmani dhe Kurti me ftesë të familjes së Albright po marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të Sekretares amerikane Madeleine Albright që po mbahet në kryeqytetin amerikan.

Të udhëhequr nga presidenti amerikan, Joe Biden, dhe paraardhësit e tij, Barack Obama dhe Bill Clinton, rreth 1,400 veta do të mblidhen në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit, për të kujtuar arritjet e saj.

Zyrtarët e tjerë të lartë, që pritet të jenë të pranishëm, përfshijnë: sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin, drejtorin e CIA-s, Bill Burns, dhe këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

Nga autoritetet e huaja do të jenë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, si dhe zyrtarë të lartë nga Bosnje e Hercegovina, Republika Çeke dhe Kolumbia.

 

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...