Kërkohej për vjedhje të pyjeve, arrestohet një 21-vjeçar në Kaçanik

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës e ka arrestuar një 21-vjeçar në Kaçanik, pasi ishte në kërkim për veprën penale “vjedhje e pyjeve”, shkruan Gazeta Express.

Për këtë veprën ai është dënuar me dhjetë ditë burgim.

Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Policët e stacionit në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 10:20 pasi kanë pranuar një informacion,  kanë arrestuar në fshatin Vatë të Kaçanikit personin e kërkuar me inicialet L.GJ (M/K), i moshës 21 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Vjedhje e pyjeve ’’  me dënim burgimi prej dhjetë (10) ditëve.  Policia të njëjtin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftim. /Express/

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...