Rohan: Kujdes me Asociacionin!

PUBLIKUAR

Ish-negociatori për statusin e Kosovës, Albert Rohan, thotë në një intervistë ekskluzive për gazetën “Zëri” se Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe nuk duhet të marrë kompetenca ekzekutive sepse krijohet një pushtet i tretë në Kosovë, prandaj edhe duhet të refuzohet një gjë e tillë. Por, Rohan thekson se krijimi i Asociacionit nuk është kundër Pakos së presidentit, Martti Ahtisaari.

Kosova duhet të ketë kujdes në formimin e statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, pasi që nëse i jepen kompetenca ekzekutive ky Asociacion mund të shndërrohet në pushtet të tretë në Kosovë. Këtë sugjerim e ka dhënë ish-negociatori i statusit të Kosovës, Albert Rohan, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Zëri”.

Duke folur për shtetin e Kosovës, Rohan ka theksuar se që nga shpallja e pavarësisë ka pasur mjaft progres në Kosovë, por shprehu keqardhje për mosunitetin e spektrit politik pas shpalljes së pavarësisë. “Sfidat më të mëdha mbesin ekonomia dhe nevoja për krijimin e vendeve të punës.

Ajo për të cilën ndiej keqardhje është se uniteti, i cili mbizotëroi në mesin e faktorëve politikë gjatë bisedimeve për statusin, nuk është ruajtur pas pavarësisë, gjë e cila do të kishte qenë në interes të vendit për sa kohë që ajo duhet të përballet me kaq shumë probleme”, ka thënë Rohan. /Zëri/

 

SHIKO MË SHUMË

Ndalohen dy automjete që po futnin mallra të kontrabanduara nga Serbia nëpër rrugë ilegale malore

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë parandaluar...

Dy vëllezër rrahin prindërit në Deçan, arrestohen nga policia

Dy persona janë arrestuar në Deçan, pasi dyshohen se kanë ushtruar dhunë në familje...

Policia shqipton mbi 2 mijë e 700 gjoba brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2763 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...