Qeveria i ndan paratë për shtesat prej 100 eurosh për punëtorët e sektorit publik

PUBLIKUAR

Qeveria e Kosovës sonte ka mbajtur mbledhje online ku ka marrë vendim për ndarjen e 7 milionë e 300 mijë eurove për shtesat prej 100 eurosh për punëtorët e sektorit publik.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, shtesat prej 100 euro për punëtorët e sektorit publik, pritet të shpërdahen me pagat e muajit prill.

Këto para do të merren nga nën-programi “Programi i Ringjalljes Ekonomike.

“Mjetet e ndara do të merren nga nën-programi “Programi i Ringjalljes Ekonomike” dhe ndahen për zbatimin e shtesës prej 100 Euro për punonjësit e sektorit publik që marrin pagë nga buxheti i shtetit”.

“Qeveria në mbledhjen elektronike të zhvilluar sot ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike për masën 3.6 – Mbështetja e likuiditetit familjar. Sipas këtij vendimi ndahen mjete buxhetore në shumë prej 7 milionë e 300 mijë euro për zbatimin e pikës 1.4 të Vendimit të Qeverisë Nr. 10/69, të datës 13.04.2022, si masë për shtimin e mbështetjes për qytetarët e Republikës së Kosovës, Masa 3.6 – Mbështetja e likuiditetit familjar të Pakos së Ringjalljes Ekonomike”.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...