Policia jep informacione për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy të lënduar

PUBLIKUAR

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në segmentin Duhël-Suharekë.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

 

“Rreth orës 08:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, segmentin Suharekë -Duhel në kilometrin e 33-të. Njësia policore nga vendi i ngjarjes njofton se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit dyshohet se dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Kelani për Express.

Pamje nga vendi i ngjarjes ka dërguar një lexues i Gazetës Express, ku edhe shihet një veturë që është rrokullisur.

Shkaqet e aksidentit mbeten të panjohura momentalisht.

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e substancës së dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është parandaluar futja e një substance të...

Nis startimi i njësisë A4, KEK-u paralajmëron banorët për tymin nga termocentrali

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nisur në orët e para të mëngjesit procesin...

Bashkëjetesa me një të mitur i kushton burrit në Ferizaj, përfundon në Polici

Një person është shoqëruar në Policinë e Ferizajt, nën dyshimin se ka bashkëjetuar me...