Murati: Rreth 26 mijë familje sot do të marrin dyfishin e vlerës së socialit

PUBLIKUAR

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot rreth 26 mijë familje që janë në skemën e ndihmës sociale, do të marrin dyfishin e vlerës së socialit, raporton Express.

Dyfishimi i vlerës vjen pas miratimit të pakos mbështetëse, ku u vendos edhe për ndarjen e 100 eurove gjatë muajit prill, për punëtorët e sektorit privat, atij publik, studentët dhe pensionistët.

“Me datën 15 prill, shtesa prej 100 euro u është shpërndarë rreth 280 mijë pensionmarrësve.  Ndërsa sot, në kuadër të pakos mbështetëse, rreth 26 mijë familje në skemën e ndihmës sociale do të marrin dyfishin e vlerës, tashmë të rritur.  Çdoherë në mbështetje të qytetarëve!”, ka shkruar Murati.
 

 

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...