Hoxhës kosovar ia lë dikush një zarf me 500 euro te dera e shtëpisë, kjo ishte porosia

PUBLIKUAR

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se Imami i xhamisë së qytetit në Klinë, Blerim Musliu, ka gjetur një zarf me 500 euro te dera e shtëpisë së tij, raporton Express.

Imami, lajmin e ndau në rrjetin e tij social në Facebook, ku tha se nuk e dinte se kush e kishte lënë atë zarf, vetëm se në të shkruante që të hollat t’i dhuroheshin njerëzve në nevojë.

“Sapo e hapa derën, për befasi nuk pashë askënd, vështrova rreth e rrotull, e papritur pashë një zarf. Në të ishte një shumë e parave, 500 euro. Mbeta i befasuar kur bashkë me paratë e gjeta edhe një letër, në të cilën dëftohej se 100 euro janë të destinuara, 400 të tjerat thoshte jepi aty ku ka nevojë”, ka shkruar hoxha në Facebook.

Ai tha se ky ishte një moment shumë emocionues për të, pasi në letër thuhej se nuk ka nevojë të dihet se kush ishte ai që dhuroi këto para.

“Kjo ma tradhtoi lotin, duke menduar madhështinë e sinqeritetit, por edhe peshën e madhe të përgjegjësisë. E nëse unë nuk të njoh, padyshim se Zoti të njeh, ty dhe të gjithë bamirësit”.

 

 

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...