Benzema tregon se çfarë i nevojitet Realit për të përmbysur Man Cityn në ndeshjen e kthimit

PUBLIKUAR

Manchester City shënoi fitore në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Etihad Stadium” dhuroi spektakël, pasi u shënuan shtatë gola.

Fitorja i takoi skuadrës së drejtuar nga Pep Guardiola me rezultatin 4:3, shkruan Gazeta Express.

Karim Benzema pas ndeshjes tha se humbja kurrë nuk është e mirë, por e rëndësishme është se skuadra madrilene nuk po dorëzohet.

“Disfata nuk është kurrë e mirë, sepse ne jemi vërtet të emocionuar për Ligën e Kampionëve. Gjëja më e rëndësishme është që ne kurrë nuk i dorëzojmë armët, jemi të gjithë në këtë deri në fund”, tha fillimisht sulmuesi francez.

Tutje, 34-vjeçari tha se skuadrës i duhet përkrahja e tifozëve për ndeshjen e kthimit.

“Tani ne duhet të shkojmë në Bernabeu dhe do të kemi nevojë për tifozët tanë si kurrë më parë dhe do të bëjmë diçka magjike, që është fitorja”, tha Benzema.

Ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet më 4 maj në “Santiago Bernabeu”. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...