I dërguari i Erdoganit në Kosovë në zyrën e Bislimit, flasin për investime në energjetikë

PUBLIKUAR

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është takuar sot me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar, me të cilin kanë biseduar në veçanti edhe për fushën e energjetikës.

Lajmin e ka bërë të ditur zyra për media e kryeministrisë, duke treguar se në fokus të bisedës ka qenë bashkëpunimi në fushën e energjisë dhe potencialit të investimeve strategjike në sektorin e energjisë.

“Investimet dhe donacionet nga shteti turk kanë financuar projekte të rëndësishme në fushat si ajo e shëndetësisë, arsimit, agrikulturës, infrastrukturës e shumë të tjera. Fokusi i bisedës gjatë këtij takimi ishte në diskutimin e mundësive për bashkëpunim në fushën e energjisë dhe potencialit të investimeve strategjike në këtë sektor”, thuhet në njoftimin e ZKM-së, transmeton Gazeta Express.

Sic bën me dije komunikata, në takim janë diskutuar çështje ku Turqia mund t’i ofrojë përkrahje Kosovës.

Në fund zëvendëskryeministri Bislimi e ka falënderuar ambasadorin Sakar për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme që shteti i Turqisë i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...