Barça e ka prioritet Lewandowskin

PUBLIKUAR

Barcelona nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Robert Lewandowski.

Sulmuesi polak e ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Bayern Munichu në fund të këtij sezoni.

Por, ai ka kontratë me gjigantin bavarez deri në vitin 2023 dhe nuk dihet nëse kampioni gjerman do ta lë atë të largohet.

Sidoqoftë, “Blaugrana” i kanë idetë e qarta sa i përket lojtarit më të mirë në botë në dy vjetët e fundit, i shpallur nga FIFA, njofton gazetari sportiv italian Fabrizio Romano, përcjell “Gazeta Express”.

Katalunasit janë në bisedime me menaxherin e lojtarit që nga muaji shkurt.

Ata nuk do ta bëjnë ndonjë ofertë, por hapin e parë presin që ta bëjë menaxheri i Lewas, i cili do të diskutojë me Bayernin rreth kontratës.

Bayerni e ka prioritet mbajtjen e ish-futbollistit të Borussia Dortmundit.

Por, në fund mund të vendos dëshira e veteranit të sulmit, i cili po e kërkon një eksperiencë të re dhe do ta mirëpriste një transferim në “Camp Nou”. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...